Transmetuar më 15-03-2018, 09:36

Kamerat e sigurisë të një aeroporti në Tajlandë kanë filmuar momentin kur një punonjëse i sigurisë ka vjedhur para nga një çantë.

Momenti shokues që një roje sigurie në aeroport vjedh 450 paund nga një çantë pasagjerësh, pak sekonda para se të fusë atë në makinerinë me rreze X.

26 vjeçarja Busakorn Somkwamdee, u kap nga kamerat e sigurisë në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok të Tajlandës, duke hapur çantat e turistëve, këtë të hënë.

Punonjësja, e cila kishte punuar në aeroport për dy vjet, u mor në pyetje nga policia dhe u pezullua pasi pranoi vjedhjen.

Shefi i aeroportit tha se gruaja e pranoi vjedhjen, por pohoi se ishte hera e parë që ajo kishte kryer një vjedhje.

“Zyrtarët e aeroportit po rishikojnë kamerat për të kontrolluar nëse anëtarja e stafit ka vjedhur nga udhëtarët e tjerë. Ne besojmë se mund të ketë vjedhje të tjera, sepse ajo e kreu këtë në mënyrë shumë profesionale. Ajo ishte e shpejtë me duart e saj”, tha zëvendës drejtori i aeroportit./b.l/noa.al/