Transmetuar më 14-03-2018, 22:14

Futbollisti i kombëtares Ergys Kaçe, ka reaguar lidhur me incidentin në ndeshjen mes PAOK-ut dhe AEK-ut ku presidenti i ekipit nga Selaniku u fut në fushë me pistoletë.

Kaçe ka mbrojtur presidentin e PAOK-ut, ekip që ka në pronësi kartonin e tij, dhe e ka huazuar te Panathinaikosi.

Nëpërmjet llogarisë së tij në  Instagram, Kaçe shkruan se presidenti Savvidis e ka mbështetur në ditët më të vështira të karrierës së tij.

 “Shumë vite më parë, në momentet më të vështira të karrieres sime, më ke ndihmuar si babai im! Dhe për këtë arsye, unë dua të të mbështes në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pranë teje!”, shkruan në postimin e tij në Instagram Ergys Kaçe./a.m./noa.al/