Transmetuar më 14-03-2018, 21:45

Për shumë persona gjilpërat janë një bezdi e madhe madje edhe të frikshme.

 Jo vetëm për të vegjlit, por edhe të rriturit. Shkencëtarët kanë bërë hapa para për zhvillimin e një lloji të ri vaksine.

Bëhet fjalë vaksina në formë tablete të cilat pritet të kenë të njëjtin efekt si ato që merren me injeksion.

Eksperimenti i shkencëtarëve britanikë ka nisur me vaksina kundër gripit. Sipas studiuesve nevojiten ende testime për disa vite para se të përdoret te njerëzit tableta.

E mira e këtyr tabletave është edhe se ato nuk kërkojnë ruajtjen në temperature të ulta, duke lehtësua transportin, sidomos në vende të varfra.

Si të gjitha vaksinat e tjera, ky medikament do të funksionojë duke i ekspozuar njerëzit ndaj pjesëve të padëmshme të patogjenit, siç janë proteinat. Një gjë e tillë stimulon sistemin imunitar kështu duke krijuar një përgjigje më të fuqishme kur bie në kontakt me viruset./a.m./noa.al/