Transmetuar më 14-03-2018, 19:59

Konsumi i ushqimeve me sa më pak yndyrna ruan shëndetin e trurit, veç të mirave të tjera që sjell.

Ky është përfundimi i arritur pas një studimi nga Qendra Mjekësore e Groningenit në Holandë.  Sipas studimit, një dietë me më pak kalori ul inflamacionin tek qelizat e trurit të quajtura microglia.

Studimi është realizuar tek disa minj.

Drejtuesi i grupit të hulumtuesve Bart Ehen deklaroi se “u konstatua se inflamacionet te truri i minjve ndaleshin kur ata u ushqyen me dietë me pak kalori”.

Sipas studimit, svogëlimi i kalorive gjatë ushqimimit është më efektiv edhe se ushtrimet për shëndetin e trurit.

Ky studim shihet me mjaft rëndësi dhe jep disa indikacione edhe për njerëzit./a.m./noa.al/