Transmetuar më 14-03-2018, 18:06

Ata ishin fshehur poshtë sediljes së makinës për të kaluar kufirin, por dy emigrantë janë kapur nga policia. Autoritetet spanjolle ndaluan një trafikant njerëzish që po përpiqej të kontrabandonte dy burrat afrikanë.

Makina u ndalua nga policia kufitare spanjolle në pikën e kalimit kufitar, Beni-Enzar, midis qytetit autonom spanjoll Melilla dhe Marokut.

Dy emigrantët ishin fshehur nën një panel metalik, i cili ishte ngjitur në dyshemenë e makinës.Zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle thanë se kishin pasur dyshime për Mercedes-Benz A-Class me targa marokene gjatë një kontrolli kufitar.

Policia përdori një detektor të rrahjeve të zemrës dhe zbuloi afrikanët të fshehur nën sendiljen e pasme poshtë një fletë metalike të ngjitur në tapiceri.Emigrantët ishin lehtësisht të dukshëm nëpërmjet vrimave ajrore dhe policia duhej të përdorte një çikrik për të hequr fletën metalike e për të nxjerrë burrat.

Emigrantët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ishin në gjendje të rëndë dehidrimi. /k.k/noa.al/