Transmetuar më 14-03-2018, 17:10

Ky qen ka një fytyrë të çuditshme, të ngjashme me atë të një njeriu, duke frikësuar të gjithë përdoruesit e internetit.

Është 1 vjeç dhe i ka mahniturtë gjithë me pamjet e tij.Yogi është një Shih-poo, një kryqëzim mes një Shih Tzu dhe një qen qimedredhur, sytë dhe nofullat e të cilit e bëjnë atë të duket shumë i ngjashëm me njeriun.

"Ai është një qenush shumë i gjallë. Gjithmonë dëshiron të luajë me top ose të përkëdhelet”, tha pronari Chantal Desjardins për Inside Edition.

Shumë njerëz kanë thënë se në foton e qenushit është ndërhyrë me fotoshop, por pronari i tij e mohon kategorikisht një gjë të tillë. /k.k/noa.al/