Transmetuar më 14-03-2018, 16:56

FIFA-n e ka zënë paniku pas rritjes së presionit ndërkombëtar për të bojkotuar Kupën e Botës, “Rusi 2018”. 

Edhe pse nuk ka asnjë reagim zyrtar nga qeveria e futbollit europian, privatisht disa drejtues të saj thonë nën zë se “helmimi i kolonelit Skripal ka mbushur kupën, tensioni është në kulm”.

Sipas “As”, Anglia ka nisur bisedimet me aleatët e saj për ta lënë të vetëm Vladimir Putinin në stadiumin “Luzhniki” në ceremoninë hapëse të Botërorit. Bojkoti i mundshëm, në fakt, mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria britanike është e bindur se pas helmimit ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury, në jug të Anglisë, qëndron Rusia.

Amerika u është bashkuar protestave të Anglisë, pasi ndërhyrja kibernetike ruse mendohet se ka prekur zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

Rusia, sikurse për rastin e vrasjes së Skripal, i mohon këto akuza dhe i sfidon akuzuesit që të gjejnë provat. Më këtë panoramë të zymtë, FIFA është shumë e shqetësuar, madje, sipas AS, e ka kapur paniku.