Transmetuar më 14-03-2018, 13:08

Ai përdhunoi një pensioniste, pastaj e mbyti atë me një jastëk, para se t’i vidhte edhe sendet me vlerë nga duart dhe banesa. 26-vjeçari anglez Craig Keogh është akuzuar për vrasjen e Jane Hings, 72 vjeçe, e gjetur e vdekur në shtëpinë e saj njëkatëshe në Fleckney, Staffordshire, në shtator të vitit të kaluar.

Sipas raporteve të gjykatës, natën e vrasjes i riu raportohet se kishte konsumuar drogë dhe alkool para se të hynte në shtëpinë e viktimës. Duket se Keogh ka jetuar në një rimorkio dhe herë pas here ka marrë qentë e zonjës Hings për shëtitje. 

Para gjykatës së Birminghamit, prokurori Mary Prior zbuloi se pensionistja ishte përdhunuar të paktën dy herë nga i akuzuari para se ta vriste atë me anë të mbytjes. Por para se të largohej nga vendi i krimit i riu mori një thes ku mblodhi të gjitha sendet me vlerë të marra nga duart e të moshuarës si dhe ato nëpër shtëpi.

Zonja Hings u gjet e pajetë nga dy kujdestarët që e vizitonin atë çdo ditë. Ajo që e nxorri zbuluar 26 vjeçarin ishte ADN-ja e tij e gjetur në trupin e viktimës. Disa dëshmitarë që panë Keogh në natën e vrasjes, zbuluan se si i pandehuri u shfaq "i zhurmshëm" në një lokal dhe dukej nga sytë edhe që kishte konsumuar drogë.

Pas arrestimit të tij, Keogh do të përpiqej të mbronte veten duke pretenduar se kishte bërë një takim më herët me gruan e vjetër dhe kishin rënë dakord për të "shkuar dhe për të bërë seks me të atë natë". Njeriu hedh poshtë të gjitha akuzat që lidhen me vrasjen, dhunimin dhe vjedhjen. Procesi është ende në vijim./b.l/noa.al/