Transmetuar më 14-03-2018, 12:50

Së pari ai shkatërroi familjen e tij, duke vrarë dy fëmijë të vegjël, të moshës dy dhe katër vjeçare, me të shtëna me armë dhe gruan e tij, 33 vjeç, dhe më pas u vetëvra edhe vetë. Ajo që ndodhi në Pierce County, Uashington, Shtetet e Bashkuara është një dramë e vërtetë.

Ishte një pilot 29-vjeçar nga forcat ajrore i vendosur me bazë afërt Lewis-McChord, i cili alarmoi policinë për këtë tragjedi pasi kishte dëgjuar të shtënat.

Ai rrëfeu për vrasjen e tre personave. Kur agjentët arritën në shtëpinë ku u krye krimi pranë Spanaway, pasi nuk morën përgjigje për thirrjen e tyre, thyen derën kryesore dhe gjetën trupat e fëmijëve dhe gruas në shtretërit e tyre dhe një pellg gjaku.

Vrasësi ishte shtrirë në dysheme me armën në dorë. Ende janë një mister shkaqet që e çuan kryefamiljarin për të bërë këtë gjest ekstrem.

Hetuesit po punojnë dhe po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e saktë të asaj që ndodhi në këtë familje në dukje të qetë, nga e cila nuk ishte raportuar asnjëherë për dhunë. Vrasësi vrau djalin dhe vajzën, të dy fëmijët e tij dhe gruan, përpara se të bënte vetëvrasje.

Ndoshta çifti kishte filluar të fliste për divorcin, por asnjë hipotezë aktualisht nuk është konfirmuar. Gjithashtu as identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar. "Është një rast i vështirë, ne praktikisht nuk dimë asgjë për të kaluarën e këtyre njerëzve," tha sherifi Ed Troyer. /b.l/noa.al/