Transmetuar më 14-03-2018, 12:13

Mendonte se ishte vetëm në tren, kështu që një vajzë amerikane me emrin Stevie, nisi të këndonte e shfrenuar.

Ajo filmoi veten për thuajse një minutë, dhe këndonte me vete duke thënë se ishte krejt e vetme në tren.

Por gjithçka zgjati deri kur në një vend të trenit pa një pasagjer, i cili gjatë gjithë kohës, kishte parë gjithçka.

Vajza e ndjerë në siklet, përshëndeti e turpëruar spektatorin e saj.

Video të cilën Noa.al e sjell më poshtë, u publikua në rrjetet sociale dhe në pak orë mori më shumë se 2 milionë shikime. /a.y/noa.al