Transmetuar më 14-03-2018, 12:00

Atletja shqiptare Luiza Gega shprehet se është braktisur nga shteti shqiptar. Ajo deklaron se paguhet vetëm 370 mijë lekë të vjetra dhe madje dhe uniformën e ka blerë vetë.

Askush tha ajo këtë vit nga strukturat shtetërore nuk u kujtua të përcaktonte një fond për përgatitjen e saj.

"Nuk mu dha asnjë mundësi nga federata apo ministria që unë të shkoja të stërvitesha jashtë, sepse dimri në Shqipëri është shumë i vështirë, nuk kemi asnjë sallë të mbyllur, aq më tepër që në Tiranë nuk ka pistë vrapimi.

Në tetor vendosen objektivat, bëhet një projekt qoftë për stërvitjen, ndaj i çova një email federatës për kushtet dhe nuk më kthen asnjë përgjigje.

Kam pasur mbështetje vetëm nga policia ushtarake.

Marr 370 mijë lekë të vjetra, jetoj me qera në Tiranë. Kur mora medalje në kampionatin Evropian kam qenë e vetmja atlete që kam pasur uniformën time personale, pa logot e shtetit shqiptar", tha në "Wake up"./m.sh/noa.al/