Transmetuar më 14-03-2018, 11:41

Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po hedhin hapa drejt suksesit në talent show në shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se vendi ynë ka talente të jashtëzakonshme.

Dhe së fundmi ka qenë radha e një 13 vjeçari të identifikuar si Besim Karpuzi nga Kosova për ta treguar këtë.

Vogëlushi së fundmi ka konkuruar në "The Voice Kids", në Gjermani ku ka mahnitur jo vetëm publikun, por edhe anëtarët e jurisë me zërin e tij.

Teksa ai këndonte, publiku nisi të brohoriste me të madhe duke nxitur jurinë të shtypte butonat. Juria mesa duket u mahnit nga mënyra se si ai këndoi këngën “The Rainboë Connection”.

Gjithashtu mësohet se 13 vjeçari vjen nga një familje artistësh, pasi është nipi i Xhavit Drenorit, asamblistit të zëshëm të Drenasit në Kosovë./b.l/noa.al/