Transmetuar më 14-03-2018, 09:27
Publicitet

Në të ardhmen e rekordeve Guinness mund të përfshihen edhe robotët, të cilët sfidojnë seriozisht njerëzimin.

Kjo pasi ka qenë pikërisht një robot ai që ka zgjidhur për 0.38 sekonda, kubin e famshëm Rubik, të krijuar në vitin 1974 nga profesori hungarez Erno Rubik, duke u kthyer më tej në një lojë shumë popullore.

Një popullaritet që ka prekur edhe dy student robotike dhe informatike në Boston, Ben Katz dhe Jared DiCarlo, të cilët kanë krijuar një makinë robotike e cila e zgjidhi kubin për 0.38 sekonda me 21 lëvizje.

“Mund të bëhet edhe më shpejtë”, shkruajnë dy të rinjtë, teksa kanë publikuar videon online. /a.y/noa.al