Transmetuar më 14-03-2018, 07:47

Stephen Hawking, astrofizikant me famë botërore është ndarë nga jeta. Vdekja e tij ndodhi këtë të martë, në banesën e tij në Cambridge të Britanisë së Madhe.

Hawking ishte një prej shkencëtarëve më të njohur në botë, ku bëri bujë në sajë të studimeve për vrimat e zeza në hapësirë dhe për origjinën e universit.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që të lajmërojmë vdekjen e babait të tij. Ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna e të cilit do vijojë të jetojë ndër vite. Kurajoja e tij, së bashku me humorin brilant, frymëzuan një botë të tërë”, thonë nëpërmjet një deklarate fëmijët e tij Lucy, Robert dhe Tim, shkruan noa.al.

Libri i tij “Nga big bang te, te vrimat e zeza. Një histori e shkurtër në kohë”, i publikuar në vitin 1988, i siguroi famë botërore, me 10 milionë kopje të shitura në 40 gjuhë të ndryshme. /a.y/noa.al

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarit: Robotët do shkatërrojnë njerëzimin

Shkencëtarët bien dakord, tregojnë dhe sa vite i ka mbetur njerëzimit

Shkencëtari Hawking jep alarmin: Trump do e djegë planetin nga temperaturat e larta

Paralajmërimi se teknologjia mund të vrasë Deklarata shokuese: Tokës i ngelen vetëm 1000 vjet. E ardhmja është në Mars