Transmetuar më 13-03-2018, 22:16

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e rëndë të një viti më parë ndodhur në Kamëz ku nusja helmoi me fostoksinë vjehrrën.

Uniformat blu arrestuan sot 21-vjeçaren Marjana Cmeta, për vrasjen e ish-vjehrrës Lirije Lami, ngjarje e ndodhur në Prill të vitit të shkuar.

E reja u zbulua pasi shkoi të rrëfehej te Hoxha Hysen Shehu.

“Allahu të më falë” mësohet të ketë deklaruar ajo gjatë rrëfimit.

Por gjithçka u regjistrua nga Hoxha i cili njoftoi bashkëshortin e viktimës Agim Lamin. Në dijeni u vu edhe i afërmi i tyre Arben Saliu.

Ata vendosën të mos i drejtohen policisë për ngjarjen. Të tre këta persona u arrestuan për “Moskallëzim krimi”./a.m./noa.al/