Transmetuar më 13-03-2018, 21:44

Një aksident i rëndë me pasojë palgosjen e dy personave ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes.

Të plagosurit udhëtonin me një motor.

Drejtuesi ka humbur kontrollin në një moment dhe është përplasur me një automjet.

Dy të plagosurit, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije raportohet se kanë pësuar dëmtime të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m./noa.al/