Transmetuar më 13-03-2018, 20:45

Policia e Shtetit ka zbardhur një krim brenda familjes të ndodhur thuajse një vit më parë.

Bëhet fjalë për vdekjen e shtetases Lirije Lami, 48-vjeçe e cila vdiq pasi u helmua me fostoksinë.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar nusen e djalit të saj, shtetasen Marjana Cmeta.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por tashmë policia ka zbardhur të vërtetën dhe ka prangosur nusen e cila helmoi vjehrrën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prill të vitit të shkuar në Kamëz.

Policia ka shoqëruar 4 persona për moskallëzim krimi. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së krimit dhe vjehrri. /a.m./noa.al/