Transmetuar më 13-03-2018, 20:14

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira, e njohur gjerësisht në Greqi dhe Qipro, ka deklaruar për mediat helene se “është turp që të thonë ik me Shqipërinë në Eurovision”.

Pohimi i Fureira, u bë gjatë një interviste në televizionin shtetëror qipriot, ku ajo foli mbi pjesëmarrjen e saj në Eurovision si përfaqësuese e Qipros.

Lexoni edhe:

Këngëtarja Eleni Foureira: Pse fsheha faktin se jam shqiptarja Entela Fureraj

“Kur shkon në një shtëpi diskografike për të bërë një këngë apo videoklip kënge, të flakin duke thënë se je nga Shqipëria dhe thua po tani ç’të bëj, mesa duket nuk e ëj dot ëndrrën time realitet, vetëm se jam shqiptare”, – tha Fureira, duke apeluar:

“Kjo duhet të ndalet. Është e turpshme që bota të dëgjojë deri dhe fëmijë që të thonë: “Je shqiptare, shko me Shqipërinë në Eurovision”.

Lexoni edhe:

Eleni Fureira, rrëfim për ikjen nga Shqipëria dhe vendimin për t’u rikthyer

Në intervistë, Fureira shtoi: “Unë ndjehem njeriu më i pasur në botë sepse kam tre atdhe, Shqipërinë, Greqinë dhe Qipron. Kjo është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një njeriu”.

Lexoni edhe:

Eleni Fureira zhvishet lakuriq dhe deklaron: Krenare që jam shqiptare

Fureira foli dhe për raportet familjare: “Nuk më ka munguar kurrë buka sepse kisha dy prindër që vetë rrinin pa ngrënë dhe më jepnim mua të ha”.

Kurse më tej tregoi dhe vështirësitë që lidhen me largimin nga atdheu shqiptar, duke iu referuar mesa duket periudhës së trazuar të vitit 1997:

“Nuk është e lehtë të ikësh nga vendi, ashtu çuditshëm, në mënyrë të pazakontë, mes plumbash, të mos kuptosh çfarë po ndodh, por edhe me frikën e diçkaje të re dhe t’ia nisësh jetës nga e para”.

Në fund, Eleni Fureira foli dhe për mënyrën si ajo e ka ndërtuar karrierën e saj muzikore:

“Nuk e braktisa dhe nuk e nënvlerësova kurrë skenën edhe nëse mund të ishin dy spektatorë. Këndoja edhe për ta. Ngjitesha në skenë me bindjen se ky është vendi që më takon”. /a.b/noa.al/