Transmetuar më 13-03-2018, 19:23

Shkoi në Indi për të promovuar librin e saj më të ri, por Hillari Klinton u përball me një incident i cili mund t’i kishte kushtuar shumë.

Ish-zonja e parë e SHBA, dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet e kaluara presidenciale, të hënën rrëshqiti nëpër disa shkallë guri, në pallatin Jahaj Mahall, në qytetin indian Mandu, dhe prej rrëzimit të pakëndshëm, e ndihmuan truprojat.

Pamjet kanë dalë nga kamerat e sigurisë, dhe kanë bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.

Edhe vetë Hillary, pas rrëshqitjes së dytë e kuptoi se nuk ishte më shaka, prandaj hoqi sandalet dhe vazhdoi të ecë zbathur.

Nuk është hera e parë që Klinton pëson incidente të tilla. /k.k/noa.al/