Transmetuar më 13-03-2018, 19:01

Prokurorët kanë kërkuar dënim me vdekje për 19-vjeçarin Nicolas Cruz, autorin e vrasjes së 17 personave, në një shkollë në Florida.

Por kjo është kundërshtuar nga avokati i tij mbrojtës, i cili ka thënë se klienti i tij është person me probleme mendore.

Sipas mediave të huaja, Cruz ishte dëbuar nga kjo shkollë par shkak të problemeve disiplinore.

Nicolas kishte qenë dikur viktimë e bulizmit, pasi studentët e tallnin për pikëpamjet e tij dhe mënyrën se si dukej.

Pak para se të kryente masakrën, ai ishte shfaqur teksa stërvitej me një pistoletë duke qëlluar sende të ndryshëm. /k.k/noa.al/