Transmetuar më 13-03-2018, 18:37
Publicitet

Pilotët e Marinës amerikane kanë arritur të kapin një objekt misterioz, për të cilin ka dyshime se mund të jetë UFO.

Pmajet u kapën në oqean, në bregun lindor të SHBA.

 Kur ballafaqohet me objektin e panjohur, piloti dëgjohet duke bërtitur: "Çfarë është ajo gjë? Oh, Zoti im".

"Wow, çfarë është ajo?" thotë piloti tjetër. "Shikoni atë fluturues!"

Pamjet u publikuan të premten nga Akademia e Arteve dhe Shkencës (TTSA), një organizatë kërkimore shkencore private.

Video zbulon një takim të mëparshëm të padeklaruar të Marinës që ndodhi në bregun lindor më 2015, sipas TTSA. Data, vendndodhja dhe informacione të tjera u hoqën nga Departamenti i Mbrojtjes përpara publikimit.

Objekti fluturues ishte kapur nga një aparat me infra të kuqe në bordin e një avioni F / A-18 Super Hornet që udhëtonte në 7620 metra lartësi.

Objekti i dukshëm nuk ka krahë dhe asnjë bisht, i cili sipas TSSA, përjashton mundësinë që ishte një raketë lundrimi. /k.k/noa.al/