Transmetuar më 13-03-2018, 18:15

Një i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Sarandës, me qëllim ekstradimin e tij për në Poloni.

Bëhet fjalë për Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni. Për këtë person, Gjykata Rajonale Poznan të Polonisë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”.

Prej vitit 2004 deri në vitin 2006, nëpërmjet mashtrimit, 38-vjeçari ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar, duke i shkaktuar një kompanie dëm financiar.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e

Drejtesisë dhe ZQK Interpol Warsaw,  po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë. /k.k/noa.al/