Transmetuar më 13-03-2018, 17:16
Publicitet

Pijet e ëmbla reduktojnë stresin. Ky është zbulimi i fundit i shkencëtarëve amerikanë, të cilët kanë arritur në përfundimin se stresi mund të luftohet edhe thjeshtë nga pijet e ëmbla.

Hulumtuesit ofruan 11 shishe me pije të sheqerosura dhe tetë pije të ëmbla me sheqer artificial.

Në fund, pas këtij testi, rezultoi se ata që kishin konsumuar pije me sheqer, kishin nivele më të ulëta të pështymës koritzola, hormoni që është sekretuar gjatë stresit, se sa ata që pinë pije të ëmbla artificialisht.

“Kjo është dëshmia e parë që konsumi i sheqerit mund të lehtësojë stresin te njerëzit”,- ka thënë Kevin Laugero, përfaqësues i studimit dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë.