Transmetuar më 13-03-2018, 16:30

Nëse nuk e shikoni këtë video, zor se do ta kuptoni se çfarë është kjo që nga larg duket si gropë në mes të rrugës.

Por, jo. Bëhet fjalë për diçka shumë më të rresikshme. Ajo që duket si gropë, është një piton i stërmadh.

Motoçiklisti që po lëvizte në një pjesë periferike në Limpopo të Afrikës së Jugut, ndaloi duke menduar se përpara kishte një pengesë në rrugë.

Por, nga afër e kuptoi që ishte një gjarpër gjigant.

Pitoni me përmasa të mëdha, ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa lëvizte mjaft ngadalë. /k.k/noa.al/