Transmetuar më 13-03-2018, 16:10
Publicitet

Një burrë është duke vuajtur pasojat e mëdha të sëmundjes më të tmerrshme që mund të përjetojë një njeri.

Ai u diagnostikua me kancer, pasi konstatoi se i kishte dalë një kokërr në organin gjenital.

Shtatë muaj pasi Dale Clark, 25 vjeç, nga Britania zbuloi një kokërr, e cila më pas rezultoi të ishte kancerogjene, ai ka pësuar pesë operacione dhe seanca kimioterapie.

"Unë luftoj për të ecur në tualet dhe penisi im nuk ka asnjë përdorim përveç urinimit. Nuk kam ndjenja”, ka thënë ai.

Ai ka një plagë të hapur dhe është i vetëdijshëm për shkatërrimin e jetës seksuale që e pret, ndërsa mjkët i kanë thënë që t’ia heqin penisin.

Ai u sugjeron të gjithëve që të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të dyshimtë në trupin e tyre. /k.k/noa.al/