Transmetuar më 13-03-2018, 15:49
Publicitet

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka reaguar për vizitën e ministres së Drejtësisë në burgun e Peqinit.

Në një shkrim në facebook, Noka përmend faktin që Etilda Gjonaj vizitoi edhe qelinë ku qëndron ish-kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Për këtë fakt, Noka ngre disa pikëpyetje nëse Edi Rama po shtantazhon dikë me dërgimin e ministres në qelinë e të dënuarit Bare.

“Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Të jetë vallë rastësi apo e planifikuar??? Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjellë ministrja me këtë vizitë??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares?”, shkruan Noka.

Ai bën një paralelizëm me atë që e quan braktisje të Ramës për shtresat në nevojë.

“Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për femijët ...A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës së Lushnjës flisnin me gjuhën e Edi Ramës???? A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeministër i shqiptarëve por i bandave dhe krimit?”, përfundon reagimi i Flamur Nokës. /k.k/noa.al/