Transmetuar më 13-03-2018, 15:27

Një grua nga Shkodra ka tentuar ti japë fund jetës në mënyrë tragjike duke konsumuar solucion pastrimi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 51 vjeçarja me inicialet A.K., në banesën e saj ka tentuar të vetëhelmohet.

Menjëherë pas kësaj gruaja është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë së familjarëve 51 vjeçarja është e sëmurë pasi vuan nga depresioni, çka dyshohet se mund të jetë edhe shkaku që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet dhe po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /b.l/noa.al/