Transmetuar më 13-03-2018, 14:37

Një vajzë e re ka rënë pre e përndjekjes nga një djalë i ri, duke përjetuar momente ankthi dhe frike.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, pas denoncimit të vajzës, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.D., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i shkaktuar ankth psikologjik, shtetasen N.M., 20 vjeçe.

Mësohet se i riu ishte fiksuar keq pas saj dhe i kërkonte lidhje intime, por pavarësisht refuzimit të saj, nuk hiqte dorë.

Ai e ndiqte kudo dhe për shkak të presionit të vazhdueshëm, 20 vjeçarja kishte nisur të përjetonte makth dhe frikë, duke e denoncuar atë në polici.

Lidhur me rastin, materialet për 20 vjeçarin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”. /b.l/noa.al/