Transmetuar më 13-03-2018, 14:20

Prej shumë kohësh trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është në një lidhje me Vis Bajraktarin, i cili është jo pak i njohur për publikun shqiptar. 

Ai është një djalë simpatik dhe ka adhuruese të shumta, të cilat ndonjëherë e teprojnë me komentet e tyre.

Por Visi di si t`iu përgjigjet dhe nuk i kursen komentet. Një nga ndjekëset e tij në Instagram ka bërë një koment pikant në një nga fotot e tij. 

“Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidh jetën me Lorin. Ajo nuk bën”, ka komentuar ndjekësja.

Ajo që nuk prisnim ishte përgjigja e Visit: “Ajo është perëndeshë”. E ku ka deklaratë më të bukur se kjo për t`i treguar botës dashurinë që ka për Lorin.