Transmetuar më 13-03-2018, 13:41

“Opa faqen tjetër”. Kaq ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka publikuar një fotografi në Facebook.

Në të shihet momenti kur një polic bashkiak gjobit një makinë të parkuar në vendin e ndaluar.

Por ajo që vihet re, është se nxitimthi drejt saj ka shkuar i zoti i mjetit, i cili ka dalë nga një berberanë.

Me shkumë rroje në fytyrë dhe me njërën anë të mjekrës të hequr, ai ka shkuar me vrapë të ndalojë policin.

Por pavarësisht kësaj nuk ka shpëtuar nga gjoba. /a.y/noa.al