Transmetuar më 13-03-2018, 12:41

Ai u ul në vaskë me telefonin e tij celular në dorë, ndërsa e kishte lidhur me një prizë në mur, dhe nisi të shfletonte rrjetet sociale, kur bie në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka zndodhur në Pont-de-Loup, një qytet belg në rajonin Hainaut jo shumë larg Charleroi. Një gjest, me sa duket naiv, por që i kushtoi jetën 14 vjeçarit Hugo.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, telefoni, i cili ishte duke u karikuar ka rënë në ujë dhe kjo ka sjellë një goditje elektrike nga e cila adoleshenti nuk ka mundur të shpëtojë.

Në momentin që ka ndodhur tragjedia, i riu ishte i vetëm në shtëpi. Kur prindërit e tij u kthyen e gjetën atë të pavetëdijshëm, ndërsa e dërguan me urgjencë në spital, por ai vdiq pak kohë më pas.

Lajmi i vdekjes së tij ka lënë në shok të gjithë familjen e Hugos, mamin, babain, vëllain e motrën, si dhe komunitetin e vogël lokal të qytetit, në të cilin ai jetonte dhe ishte i njohur për pasionin e tij për sportin.

Kjo nuk është hera e parë që në Belgjikë ndodh një incident i tillë, pasi vetëm në dhjetor të vitit të kaluar një vajzë 21 vjeçe nga Saint-Martin-d’Hères Isère u gjet e vdekur nga bashkëshorti i saj në banjo.

Madje edhe atëherë, vajza, e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë, ka vdekur nga rryma elektrike së bashku me foshnjën që mbante në bark./b.l/noa.al/