Transmetuar më 13-03-2018, 12:36

Të paktën 13 persona u vranë dhe 20 u plagosën në krahinën qendrore anatoliane të Çorumit, aty ku një autobus u përplas me një kamion. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ngjarja ndodhi në zonën Osmancık të Çorumit rreth orës 6 të mëngjesit.

Kryetari i Bashkisë së Osmancık, Hamza Karataş, tha fillimisht se 10 persona kishin vdekur dhe 18 të tjerë u plagosën në aksident, edhe pse sipas CNN Turk numri i të vdekurve shkoi në 13.

Kamioni ishte parkuar në korsinë e emergjencës kur autobusi i dha një përplasje të fortë, tha zyra e Guvernatorit të Çorumit në një deklaratë për mediat.

"Aksidenti ndodhi në autostradën Stamboll-Samsun D-100 në orën 05:35".

Autobusi u dogj plotësisht dhe është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i viktimave./m.sh/noa.al/