Transmetuar më 13-03-2018, 12:33

Personi që shikoni në fotografi është 34-vjeçari Genti Hoxha, të cilit i shpërtheu lënda plasëse në dorë teksa përgatiste një bombë me celular, në dyqanin që vepronte si servis celularësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të kësaj të hëne, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë, pranë Liceut Artisiik.

Si pasojë Hoxha u vetëdëmtua rëndë, duke humbur gishtat e duarve, ndërsa ka marrë dëmtime të shumta në sy dhe fytyrë.

Dyshohet se Hoxha, është pjesë e një rrjeti që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. Paraprakisht mendohet se një minë e telekomanduar shitej për rreth 2 mijë euro.

34-vjeçari u arrestua nga policia, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në dyqanin që përdorte për riparim celularësh dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonatori, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al

Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet i plagosuri. Çfarë u zbulua rreth tij

Detaje të reja nga shpërthimi në dyqanin e celularëve, pronari përgatiste mina me telekomandë

Shpërthimi në Tiranë, dyshohet se pronari i dyqanit montonte mina në celular

Shpërthimi me një të plagosur në Tiranë, policia tregon si ndodhi

Pamjet e rënda nga shpërthimi në Tiranë, kush është i plagosuri

Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset një person