Transmetuar më 13-03-2018, 12:21

Disa persona mbetën të plagosur pas një sulmi me eksploziv që dyshohet se ishe organizuar ndaj kreut të ekzekutivit. 

Ky shpërthim ndodhi teksa në rrugë po kalonte eskorta e kryeministrit palestinez Rami Hamdallah.

Al Jazeera informon se kryeministri Rami Hamdallah nuk u dëmtua, por disa të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të ndodhur në zonën e Beit Hanoun.

Hamdallah më pas u shfaq në inaugurimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Megjithatë, pesë persona të tjerë u plagosën lehtë nga shpërthim.

Fatah, partia politike me bazë në Bregun Perëndimor, së cilës i përket edhe presidenti palestinez Mahmud Abbas, e quajti "sulm terrorist".

"Ky është një hap i rrezikshëm drejt çrregullimeve dhe luftimeve midis popullit tonë", tha Munir al-Jaghoub, drejtues i departamentit të informacionit të Fatahut në Zyrën e Mobilizimit dhe Organizimit.

"Ne kërkojmë që Hamasi të përshpejtojë hetimet." Hamasi ka dështuar plotësisht për të ofruar siguri në Gaza", shtoi Jaghoub.

Duke folur për Al Jazeera, Iyad al-Buzom, zëdhënës i ministrisë së Brendshme të Gazës, tha se akti "ka një dimension politik".

Ai shtoi se disa të dyshuar u arrestuan./m.sh/noa.al