Transmetuar më 13-03-2018, 12:13

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, ka shkuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori Lu zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky takim i cili zgjati afro 30 minuta, vjen teksa politika zien lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.

Partia Socialiste dhe vetë Kryeministri Edi Rama kanë hedhur dyshime lidhur me financime të paidentifikuara ruse ndaj PD.

Ndërkohë nga ana e tij Basha, i është përgjigjur Ramës duke i thënë se le të jenë hetimet e Prokurorisë ato që do të thonë të vërtetën. /a.y/noa.al