Transmetuar më 13-03-2018, 11:51

Donte që të tërhiqte sa më shumë klientë pronari i “Mokai Lounge”, kështu që mendoi që të organizonte një shfaqje të rrallë në lokalin e tij në Miami Beach, Florida, me një kalë.

Por për fat të keq, nuk i kishte marrë parasysh efektet negative të të pranishmëve te kafsha, e cila ndihej e bezdisur. Videot e shfaqjes u publikuan në rrjetet sociale, çka bëri që lokalit të natës ti hiqet licenca.

“Pamë një video tejet shqetësuese, të asaj që mund të cilësohet një çmenduri e vërtetë”, deklaroi kryebashkiaku Dan Gelber, në një konferencë për mediat këtë të premte.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë, shihet një vajzë me të brendshme duke kalëruar një kalë të bardhë, i cili duket tejet i bezdisshëm.

Kryebashkiaku e cilësoi si një shfaqje të rrezikshme për kafshën dhe për publikun, duke e cilësuar si diçka çnjerëzore. /a.y/noa.al