Transmetuar më 13-03-2018, 11:29

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke vënë në pranga tre persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” të zhvilluar këtë të hënë, u arrestuan tre të rinj që shpërndanin heroinë.

Të arrestuarit janë Klajdi Balla, 22 vjeç, A.P,, 17 vjeç dhe S.Q., 17 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Prangosja e tyre u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa AA 282 RU me të cilin lëviznin tre të rinjtë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, Ballës i’u gjet një sasi prej 0.5 gramë heroinë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al