Transmetuar më 13-03-2018, 11:20

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.

“Vite më parë qytetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfëra. Flasim për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri ëstë paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do të ulet varfëria”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi ftoi qeverinë për të diskutuar për varfërinë. Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre anti-varfëri.

“Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë "mendje të ndritura" për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atye paketën antivarfëri ashtu siç bëmë me ligjin për policinë e shtetit. Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familjeve shqiptare sesa pushteti i një grupi njerëzish”, shtoi ajo.

Më tej Kryemadhi theksoi se edhe ata si opozitë do të hyjnë në histori që nuk bënë asgjë për ta ndaluar këtë qeverisje e këtë situatë.

“Me këto ritme zhvillimi, i bie që kur unë të jem 104 vjeç i bie që ne të jemi si europianët dhe stërnipat do të më thoshin t’u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ra në kokë Edi Ramës që ta shkundte pak nga trutë. Por ne shpresojmë tek integrimi europian”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se LSI propozon që të rikthehet në parlament ligji për taksat. “Të rikthehet ligji për taksat në parlamebnt, pasi tajksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur për mungesën në media, kryetarja e LSI-së tha: “Përsa i përket mungesës sime në media dua të them se ne jemi mësuar me modele të vjetra dhe të shohim kryetarët, por politika ka nevojë për nejrëz të rinj, elita të reja dhe po të shikoni se LSI nuk ka munguar. Mund të mungojë Kryemadhi, po jo Vasili, Gjosha, Kërpaçi etj. Më mirë të keni mall për mua sesa socialistët që të kërcasë ndonjë çizme tjetër”./b.l/noa.al/