Transmetuar më 13-03-2018, 11:13

Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Skarapar, aty ku një mikrobus me nxënës shkolle u përmbys dhe solli plagosjen e 10 prej tyre, sot u arrestua edhe drejtuesi i mjetit.

Disa nga nxënësit tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan në aksident.

"Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike", u shpreh Erika Kuqali, vajza 16 vjeçe, që pësoi frakturë në shpatull.

Mikrobusi me 26 nxënës udhëtonte nga fshati Vërzhezhë, drejt qytetit të Çorovodës. Aktualisht në spitalin e Beratit po marrin mjekim dy nga nxënëset që u lënduan në aksident, ndërsa një prej tyre ndodhet për mjekim të specializuar në Tiranë.

Ekspertiza paraprake e policisë zbuloi se makina kishte pësuar një defekt teknik./m.sh/noa.al/