Transmetuar më 13-03-2018, 10:37

Një ngjarje në kufijtë e një skandali ka ndodhur në Shqipëri. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale shqiptarë në qytete të ndryshme të vendit shprehin mbështetje për sulmet që po bën ushtria turke në Siri.

Nga persona në moshë të thyer, tek të rinjtë, por edhe fëmijë shprehin mbështetje ndaj sulmve turke në Siri. Momentet filmike nisin me simbolin kombëtar të shqiptarëve "Shqiponjën" të vendosur në një shesh në Tiranë.

‘Shqiponjat e vogla janë me ju”, e mbyll videon një fëmijë i vogël i cili, bën edhe simbolin e shqiptarëve me duar.

Nga ana e instancave shqiptare ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë video, por ajo që është shqetësuese është fakti që përdoren fëmijë në mbështetje të sulmeve ushtarake./m.sh/noa.al/