Transmetuar më 13-03-2018, 09:26

Arrestohet personi i cili mbeti i plagosur në shpërthimin e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në dyqanin e celularëve.

34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili punonte në dyqanin e celularëve, mbeti i plagosur rëndë.

Por arrestimi i tij u bë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi grupi hetimor gjeti kapsolla detonatorë, fitil zjarrpërcjellës dhe disa celularë, të cilat i riu dyshohet se do i montonte si mina me telekomandë.

Dyshohet se Hoxha, është pjesë e një rrjeti që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. Paraprakisht mendohet se një minë e telekomanduar shitej për rreth 2 mijë euro.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:40 të ditës së djeshme, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të 34-vjeçarit Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili u transportua në spital, por mësohet se ka humbur gishtat e duarve dhe ka dëmtime në sy.

Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën “Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi  nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambientin dyqan riparim celularësh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonatori, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, tha zyrtarisht policia./a.y/noa.al

Detaje të reja nga shpërthimi në dyqanin e celularëve, pronari përgatiste mina me telekomandë

Shpërthimi në Tiranë, dyshohet se pronari i dyqanit montonte mina në celular

Shpërthimi me një të plagosur në Tiranë, policia tregon si ndodhi: Nuk ishte eksploziv

Pamjet e rënda nga shpërthimi në Tiranë, kush është i plagosuri

Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset një person