Transmetuar më 13-03-2018, 09:12

Bujaria është ngjitëse. Vendimi i një gruaje e cila u ofrua për të dhuruar një prej veshkave të saj, u pasua nga pesë persona të tjerë. Në sajë të shembullit të saj, gjashtë amerikanë morën një veshkë dhe në secilin prej këtyre rasteve, organi vinte nga persona të panjohur, që të gjithë të gjallë.

Kur seria e transplantove u përmbyll dhe që të gjithë e morën veten nga ndërhyrjet, Northwestern Hospital në Chicago, prezantoi grupin për publikun.

12 protagonistët shpjeguan se mes tyre ishte krijuar një raport i thellë solidariteti dhe miqësie dhe uruan që shembulli i tyre të ndiqet nga të tjerë.

Rrjeti i transplanteve të solidaritetit nisi nga Kimberly Cooper, një grua 44-vjeçare, e cila gjatë gjithë kohësh ka qenë vullnetare.

Brenda një kohe të shkurtër u gjet dhe kandidati ideal për të marrë veshkën e saj 21-vjeçari Brendan Flaherty, prej dhjetë vitesh i varur nga dializa dhe prej gjashtë vitesh në pritje të transplantim. Jo se Brendan nuk kishte një dhurues, pasi miku i tij më i mirë, Philip Cameli, u ofrua për të dhuruar të tijën, por nuk rezultoi i përputhshëm.

Por kur u ofrua zonja Cooper, Philip u prek kaq shumë nga fakti se gruaja e dhuronte organin e saj pa e ditur se kujt, kështu që vendosi të ndjekë shembullin e saj.

Kështu veshka e Philip shkoi në bankën e organeve dhe u mor nga zonja Clotilde Ruiz.

Edhe për të ishte ofruar e bija Daisy, por edhe në këtë rast nuk kishte përputhshmëri. Kështu Daisy, e prekur nga shembulli i zonjës Cooper dhe Philip vendosi që të dhurojë veshkën e saj. Kështu veshka e Daisy, shkoi për  Scott Rial, dhe shoku që donte ta dhuronte në ndihmë të tij por nuk u përputh, vendosi gjithsesi ta dhurojë veshkën, duke shpëtuar jetën e Sherry Dickson.

Aspirantja si dhuruese për Sherry, edhe ajo e papërputhshme, bëri të njëjtën zgjedhje, ku veshka e saj shkoi për Kimberly Kostro, dhe ajo që nuk mori Kimberly shkoi për Steven Zachar, shkruan noa.al.

Gjashtë persona të shpëtuar nga një seri transplantosh të kryqëzuar, në sajë të bujarisë së dhuruesve ende në jetë, të gjithë të frymëzuar nga hapi i parë i hedhur nga Kimberly Cooper.

Gruaja duke folur për televizionin CBS, tha se, “Është e vështirë të besosh, se sa shumë mirësi u pasua nga veprimi im. Është e pabesueshme. Është një ndjesi e papërshkrueshme të dish se dikush do jetojë, për shkak të një zgjedhje që ti ke bërë”. /a.y/noa.al