Transmetuar më 13-03-2018, 07:47

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në spitalin e Kukësit, ku 42-vjeçarja Nurie Poçi, ndërroi jetë bashkë me foshnjën që mbante në bark.

Gruaja priste të sillte në jetë fëmijën e shtatë, ndërsa aktualisht ka gjashtë vajza.

Por sipas mjekëve Nuria u paraqit në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët e diagnostikuan me “Fetus morti”, foshnje e vdekur në bark.

Mjekët tregojnë se 42-vjeçarja ka tentuar disa herë të dëmtonte fetusin që mbante në bark, dhe kjo gjë duket se ka shkaktuar edhe vdekjen.

Ajo është paraqitur në spital në gjendje të rënduar. Gjatë ndërhyrjes mjekët i kanë injektuar 5 qese gjak dhe 3 njësi plazëm por raportohet se pacientja ishte pa puls gjatë gjithë kohës.

Gjithçka pasi gruaja kishte ngelur e ve, dhe e vetme nuk i rriste dot fëmijët dhe ca më tepër që familja të zgjerohej.

Ajo kishte kërkuar ndihmë edhe në media, ku tregonte kushtet e vështira me të cilat jetonte.

Më konkretisht kishte thënë se merrte 19 mijë lekë të reja në muaj nga një pension dhe ndihma ekonomike, por prej tyre 13 mijë i paguante për qiranë dhe dritat.

Ajo kërkoi nga autoritetet që ti sigurohej një banesë, për shkak të pamundësisë për të paguar qeranë dhe për t’u ushqyer. /a.y/noa.al

Vdekja e nënës dhe foshnjës, mjekët: Ka tentuar disa herë të ndërpresë shtatzaninë

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitetin e Kukësit, policia jep detajet e para