Transmetuar më 13-03-2018, 07:29

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se ka qenë në spital privat për shkak të një problemi shëndetësor që ka pasur.

Rama ka mohuar të ketë takuar Saimir Tahirin, duke shtuar se s’ka pasur nevojë për ta takuar dhe as e kishte marrë malli për t’a takuar.

“Saimir Tahiri është një person nën hetim, jo i kërkuar. Nëse do të doja ta takoja mund ta takoja kudo. Kam pasur vetëm një komukimim me mesazh me Tahirin për një problem lokal të PS-së, më kërkoi një shpjegim për diçka dhe s’ka asnjë gjë tjetër.

Tahiri është nën hetim, hetimi duhet t’i shkohet deri në fund dhe unë pres rezultatet e hetimit”, u shpreh Rama i ftuar në “Studio e hapur” këtë të hënë.

Ai shtoi se ka qenë për një problem të trashëguar me mesin.

“Takova një mjek, mik të vjetër, që e njeh problemin tim. Pata një problem me nervin shiatik. Ka ardhur koha që ti vihet një fre kësaj maskarade që po zhvillohet”, deklaroi Rama.

Ai e cilësoi si shthurjen më të madhe të lirisë dhe abuzimit më të madh me lirinë, duke nënvizuar se po cenohet e drejta e qytetarëve për t’u informuar. /a.y/noa.al