Transmetuar më 12-03-2018, 21:51

Kryeministri Rama, i ftuar në “Studio e hapur”, nga gazetarja Eni Vasili, u shpreh për lobimin e PD-së, se duhet medoemos e vërteta për një histori te tillë.

“PD të shpejgojë faktet kokëforta, si ka mundësi qe një parti demokratike në Shqipëri të financohet nga biznesmenë me kombësi ruse, apo të tjerë?”

Si ka mundësi që një kontrate politike të financohet nga burime të paidentifikuara, kjo edhe pohuar nga vete drejtuesi i Partisë Demokratike – u shpreh Rama.

Cila është e vërteta deri këtu dhe nëse ka apo jo një influencë malinje?

Jemi para një situate tejet shqetësuese, lidhur me menyrën sesi financohet Partia Demokratike e Shqipërisë, por duhet ta përjashtojmë plotësisht mundësinë që kjo të ketë ndodhur…

Ne nuk ngremë akuzë, por do te insistojmë deri kur kjo të mos jete e vërtetë. Duam me çdo kusht, që kjo të shkojë deri në fund. Për me tepër, financimi nga burime te huaja dhe të paidentifikuara është një aktivitet kriminal –  u shpreh Kryeministri.