Transmetuar më 12-03-2018, 20:14

Kujdestari i kopshtit zoologjik ka humbur jetën para turistëve të tmerruar në Kinë, pasi pësoi lëndime të shumta nga plagët që mori një tigër, të cilin e kishte rritur që kur kishte qenë këlysh.

Trajneri i kafshëve, mbiemëri i të cilit është Wu, ishte brenda kafazit metalik të tigrit dhe po mundohej ta lëvizte për të dhuruar pak shfaqje për turistët.

Mediat e huaja kanë treguar se tigri përdorej për shfaqje në cirk, ndërsa nuk dihet arsyeja e reagimit që solli ngjarjen tragjike.

PapritUR, kafsha e rrezikshme iu hodh në qafë dhe e mbyti për vdekje, njoftoi zyrtari i qeverisë së qytetit Fuzhou.

Në deklaratë thuhej se Wu kishte punuar me tigrin për ta zbutur, në mënyrë që të mos bënte reagime të egra nga vizitat e njerëzve.

Pamjet e tmerrshme dhe të rënda janë publikuar në rrjete sociale dhe janë bërë virale.

/k.k/noa.al <iframe width="640" height="480" id="am__1127926" frameborder="0"

allowfullscreen scrolling="no"

src="http://e.abingmedia.com/v/2/1127926.html"></iframe><script async

src="http://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js">{"videoid": "1127926",

"sid":"2"}</script>