Transmetuar më 12-03-2018, 19:52

Mund të ishte kthyer në një tragjedi ekspedita e katër personave, të cilët kishin dalë në malet e fshatit Sotirë, të Dropullit të Sipërm.

Ata e panë veten në rrezik serioz kur u bllokuan, dhe e kishin të pamundur të dilin prej aty. Ata u izoluan në vendin e quajtur gështenjat e djegura, në një gropë midis kodrash, nga ku nuk mund të dilnin.

Ata ishin nisur ditën e djeshme me makina deri në fshatin Selo, dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjate natës. Nga terreni i veshtirë e malor dhe me dëborë, ata u bllokuan dhe kërkuan ndihmë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Emergjencave Civile, shërbime policore të DVP Gjirokastër, DRKM Gjirokastër, Delta Forcë, si dhe një helikopter.

Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe nderhynë Delta Forcë e Zjarrfikëset. Shërbimet e Delta Forcë dhe Zjarrfikësit, bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave.

Aktualisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe jashtë rrezikut. /k.k/noa.al/