Transmetuar më 12-03-2018, 19:49

Universiteti i Ulm-it në Gjermani ka kryer një studim së fundi i cili u ndoq nga 50 mijë fëmijë nga 20 vende të botës, të moshave 8-12 vjeç.

Në fund të studimit, u arrit në konkluzionin se astma ka më shumë gjasa të prekë fëmijët që jetojnë në fshat se sa ata në qytet.

“Kjo ndodh kryesisht për shkak të një diete të shëndetshme. Fëmijët në fshat nuk konsumojnë ushqime të shpejta dhe janë më pak të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit” , thuhej në studim.. 

Për fëmijë që ushqehet me një hamburger, rreziku i astmës është më i lartë se sa për fëmijët që nuk hanë hamburger. Nëse një fëmijë konsumon tre ose më shumë hamburgerë në javë , rreziku i astmës rritet deri në 40 përqind./a.m./noa.al/