Transmetuar më 12-03-2018, 18:36

Një çift nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kapën me 15 kilogram kokainë në makinë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni antidrogë, nga karabinierët e Scandiçit, në Firence.

Ata ranë në kurthin e pyetjeve të karabinierëve, para të cilëve dhanë përgjigje të ndryshme nga njëri-tjetri.

Gjatë një kontrolli në autostradë, dy të rinjve, 32 dhe 25 vjeç, iu gjet sasia e lëndës narkotike e fshehur në makinë. Gjatë bisedës, një karabinier ka vënë re në brendësi të makinës së tyre disa pako me me një etiketë të huaj.

Kontrollet shkaktuan një nervozizëm të çuditshëm në çift. Nervozizmi arriti kulmin kur si dëshmi e gënjeshtrave të thëna më parë nga ta, u gjetën në kabinë fatura të lëshuara pak orë më parë në Austri, në mënyrë të qartë në kundërshtim me pretendimet e tyre se nuk kishin dalë kurrë nga Italia.

Bashkëshortët më pas u shoqëruan për hetime të mëtejshme në kazermën e Scandiçi. Drogë u gjet edhe në pjesën e motorrit, ku në përfudnim u konstatuan pak më shumë se 15 kg kokainë. /k.k/noa.al/