Transmetuar më 12-03-2018, 17:17

Me vendim të Kolegjit të Apelimit, është shkarkuar nga detyra Komisioneri Publik, Heral Saraçi.

Seanca në ngarkim të tij u zhvillua për një procedim të nisur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku pretendohej se Komisioneri kishte kryer tre shkelje.

Sipas ONM-së, shkelja e parë lidhej me rregulloren e komisionit, ku në bazë të pretendimeve Saraçi nuk ka bashkëpunuar me komisionerin tjetër për krijimin e një rregullorje.

Një shkelje tjetër lidhet edhe me rekrutimin e stafit.

Vetë Saraçi nuk i ka pranuar shkeljet e pretenduara, por Kolegji i Apelimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra e Komisionerit Publik.

Pas seancës, ai tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë të tjera ligjore, duke lënë të kuptohet se do ta apelojë vendimin e Kolegjit. /k.k/noa.al/